THE KING

Rekorderi LeBron James
17 January, 2015 @19:29
Njëri ndër lojtarët më të mirë në NBA, LeBron James, dje në ndeshjen kundër Los Angeles Clippersit arriti një rekord të ri në karrierën e tij.
King Jamesi, u bë lojtari më i ri, që arriti shifrën prej 24’000 pikëve në histori të NBA-së.
Me 32 pikë të shënuara, mbrëmë ndaj Clippersit, James arriti në total 24.002 pikë, e tani gjendet në pozitën e 23-të në listën e koshashënuesve dhe para tij është Allen Iverson, me 24,368, ku me shumë gjasa do të kalohet shumë shpejtë nga LeBroni.
Lebron James më 30 dhjetor i mbushi të tridhjetat.
Video
Cavs-Clipps