11 FITORE RRESHT

nba.com
Shqiponjat po shkëlqejnë
17 January, 2015 @10:42
Skuadra më në formë në NBA për momentin është Atlanta Hawks.
Shqiponjat, arritën fitoren e 11-të me rradhë, pa problem ndaj Toronto Raptorsit, me rezultat 110-89, duke dominuar gjatë tërë ndeshjes.
Al Horford, ishte koshashënuesi më i mirë tek Atlanta me 22 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, ndërsa në anën tjetër, i posarikthyeri nga lëndimi DeMar DeRozan, shkëlqeu me 25 pikë, por performancën nuk arriti ta zbukurojë me fitore.
Pra, kjo ishte fitorja e 11-të me rradhë dhe e 32-ta në përgjithësi për Atlanta Hawksin, derisa i kanë vetëm 8 humbje dhe gjenden në maje të Konferencës Lindore.
Video
Ngulitja e Al Horford