GOLDEN STATE WARRIORS

nba.com
Luftëtarët pushtojnë Teksasin
18 January, 2015 @10:07
Pas humbjes ndaj Oklahomës, Golden State Warriors, menjëherë është këndellur duke e mposhtur njërën ndër skuadrat të fuqishme në Perëndim, Houston Rockets.
Luftëtarët, e mposhtën raketën e Houstonit, me rezultat të thellë 131-106, në Toyota Center.
Klay Thompson dhe Stephen Curry, edhe një herë treguan se sa shumë po përshtatën me njëri-tjetrin, të cilët shënuan nga 27 pikë secili, derisa Curry luajti edhe me 11 asistime e 7 kërcime.
Në anën tjetër, Dwight Howard ishte koshashënuesi më i mirë tek Houstoni me 23 pikë, por rol të rëndësishëm në humbjen e raketave, luajti performanca e James Hardenit që arriti të shënojë vetëm 12 pikë.
Golden State, me bilanc 32-6, gjendet në krye të Konferencës Perendimore, gjithashtu edhe të NBA-së, derisa Houstoni është pozicionuar në vendin e katërt me 28 fitore e 13 humbje.
Video
Stephen Curry dhe Klay Thompson