OKLAHOMA

nba.com
Thunder bën magji në Florida
19 January, 2015 @10:11
Djelmoshat e trajnerit Scott Brooks, ishin të koncentruar maksimalisht, kundër Orlando Magicut.
Pothuajse, e përfunduan ndeshjen në pjesën e parë, duke e krijuar një epërsi komfore, që vazhdoi deri në fund për ta mposhtur Orlandon me rezultat 127-99.
Orlando Magic, nuk arriti ta shijojë epërsinë asnjëherë ndaj Oklahomës, ku 23 pikët e Victor Oladipos, nuk mjaftuan për fitore.
Ndërsa në anën tjetër, Kevin Durant, shkëlqeu me 21 pikë, 11 kërcime e 8 asistime, ishte njëri ndër më meritorit tek rrufeja e Oklahomës.
Me këtë fitore, Oklahoma City Thunder e barazoj bilancin e fitoreve me atë të humbjeve në 20-20.
Video
Performanca e Kevin Durantit