BKT SUPERLIGA

Profile FB
Karic largohet nga Vushtrria
6 March, 2013 @10:03
Humbjet nuk kanë të ndalur për vushtrriasit në basketboll. Skuadra e udhëhequr nga Ahmet Behrami nuk po tregon lojëra të mira në kampionat, ndërsa edhe përforcimi i tyre i vetëm i ardhur, Elvir Karic është larguar dje nga klubi.
Sipas vetë lojtarit, që u prononcua ekskluzivisht për borozani.com, kushtet e rënda financiare të klubit e kanë detyruar atë të largohet, derisa ai ka pasur kritika edhe te bashkëlojtarët, përveç kapitenit Artan Gashi. Boshnjaku Karic ka zhvilluar vetëm dy ndeshje me Kosovën dhe të dyja ndaj ekipeve të katërshes së madhe, Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Kosova sonte udhëton për në Prizren për t’u takuar me Bashkimin, derisa vushtrriasit kanë bilanc prej vetëm një fitoreje dhe 15 humbjeve në kampionat dhe vetëm mrekullia mund t’i shpëtojë nga rënia prej elitës së basketbollit të Kosovës.