TOTTENHAM 2-0 DINAMO ZAGREB

Foto: Spurs/fb
Kastrati krijon ndaj Spurs, Kane për fitore
11 March, 2021 @22:58
Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, ka qenë në fushë për afro 30-minuta në përballje ndaj Tottenhamit sonte, derisa ekipi i tij Dinamo Zagreb është mposhtur në Londër 2-0 [Kane 25, 70].
Lirimi, që pritet të jetë në listën e Bernard Challandesit për ndeshjet e Kosovës në fund të këtij muaji, ka pasur një rast të mirë në minutën e 75 të ndeshjes, kur provoi të shënonte në shtyllën e largët, por ka qenë mbrojtësi Ben Davies që ka shpëtuar portën e vendasve.
Tottenham i Jose Mourinhos me fitore ndaj Dinamos ka bërë një hap të mirë drejt sigurimit të çerekfinales së Europa Ligës. Derisa javën që vjen, skuadrat ndeshen në Zagreb, kurse Dinamoja ku luan Kastrati do të duhet të fitojë minimalisht me 3-0 për të kërkuar kualifikimin.