Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED - MILAN

Kjaer në fund, Milan kthehet me epërsi në Itali

Kjaer në fund, Milan kthehet me epërsi në Itali


11 March, 2021 @20:50

Dy skuadrat që mes veti kanë 10 Liga të Kampionëve, Milan 7 e United 3, sonte barazuan 1-1 në Europa League, garën e dytë më prestigjioze evropiane për klube.

Ishte skuadra e Milanit ajo që tregoi paraqitje më të mirë sonte, përkundër mungesave, mirëpo më afër fitores ishte United, që epërsinë e arriti përmes golit të Diallos në minutën 50’. Për Diallon, që u inkuadrua në fushë me të filluar pjesa e dytë, sot ishte goli i tij i parë në karrierë për Unitedin.

Atë epërsi United e ruajti deri në sekondat e fundit të ndeshjes, e krejt në fund për 1-1 shënoi Kjaer me kokë, duke e bërë kështu ndeshjen e kthimit në “San Siro” edhe më interesante.

Për t’u përmendur nga pjesa e parë është goli i anuluar i mesfushorit Kessie, vendim i VAR-it që solli shumë diskutime, duke qenë se prekja e topit me dorë nga lojtari në përsëritjet televizive dukej krejtësisht minimale dhe e paqëllimshme.

Pas një jave në ndeshjen e kthimit, të dyja ekipet do të jenë më të kompletuara me lojtarë, ndërkohë që Milani e nis ndeshjen me avantazhin e golit në fushën kundërshtare.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League