Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Emër i ri te dardanët, 21-vjeçari lë Italinë për Kosovën!

Emër i ri te dardanët, 21-vjeçari lë Italinë për Kosovën!


11 March, 2021 @21:32

Përfaqësuesja e Kosovës në të ardhmen do të mund të llogaris edhe te sulmuesi i talentuar 21-vjeçar, Rilind Nivokazi.

Sulmuesi i skuadrës italiane Foggia nga Serie C, ka pranuar ta vesh fanellën e përfaqësueses U21 të Kosovës.

Nivokazi më parë ka qenë përfaqësues i Italisë për grupmoshat U16, U17, U18 dhe U19, gjersa ka qenë pjesë edhe i ekipit të njohur italian, Atalanta.

Lajmin e pranimit të ftesës e kanë bërë publike edhe mediet italiane, ku është thënë se lojtari do t’i bashkohet Kosovës U21 për dy ndeshjet miqësore të muajit mars në Doha të Katarit.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova