TALENTI KOSOVAR
Krasniqi nënshkruan kontratën e re
11 March, 2021 @21:51
Mesfushori i talentuar kosovar, Kreshnik Krasniqi, ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e tij, Stromsgodset.
Kontrata e tij e re do ta mbajë futbollistin te skuadra norvegjeze deri në fund të vitit 2022.
Futbollisti 20-vjeçar i cili është pjesë edhe e Kosovës U21, ka pasur kontratën e mëhershme valide deri në verën e këtij viti.
Krasniqi luan për skuadrën Stromsgodset që nga shtatori i vitit 2018.