Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CLIPPERS - ROCKETS

Kawhi shënon në sekondat e fundit për fitore

Kawhi shënon në sekondat e fundit për fitore


23 November, 2019 @10:30

Sot në mëngjes është luajtur ndeshja derbi në mes të Los Angeles Clippers dhe Houston Rockets.

Clippers me shënimin e Kawhi Leonardit në sekondat e fundit, e mposhti kundërshtarin me rezultat 122-119.

Leonardi 15 sekonda para se të përfundonte ndeshja shënoi nga gjysmëdistanca, kurse Russell Westbrook e kishte një mundësi në fund për ta brazuar ndeshje, por nuk arriti të shënojë dhe kështu pësuan nga kundërshtari.

Koshashënuesi më i mirë te Clippersat ishte Lou Williams me 26 pikë, kurse Leonardi luajti me 24 pikë dhe Paul George me 18 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Te Houston James Harden shkëlqeu me 37 pikë, 12 asistime e 8 kërcime, u dallua edhe Westbrook me 22 pikë, 6 asistime e 5 kërcime.

Që të dyja skuadrat kanë bilanc prej 11 fitoreve e 5 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA