Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGIMI

KB Besa, s’i ka borxh askujt

BOROZANI/Lis Dorambari

KB Besa, s’i ka borxh askujt


27 November, 2014 @15:30

KB Besa në një reagim në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se sa i përket lojtarëve të larguar, Sami Hajzeri dhe Arian Qallaku - nuk i kanë borxh fare. 

Për më tepër, ata jo që i kanë borxh atyre, por asnjë lojtari tjetër, anëtari apo trajneri, shkruan më tej në reagimin e klubit pejan. 

Arsyeja e largimit të lojtarëve në fjalë sipas drejtuesve të Besës, është se rezultati i dhënë i lojtarëve është baraz me zero dhe klubi nuk ua ka vazhduar marrëveshjen, duke përmendur edhe mosdisciplinën e tyre. 

“Besa, jo vetëm lojtarëve vendorë, por edhe të huajve dhe shtabit teknik ua ka kryer të gjitha obligimet,” thuhet ndër të tjera aty. 

Hajzeri ishte prononcuar mbrëmë për Borozani.com duke thënë se ekipi i ka borxh, pasi që KB Besa kishte njoftuar se kishte shkëputur marrëveshjen me lojtarët në fjalë me marrëveshje të dyanshme. 


 
Të gjitha lajmet nga