Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

KB Peja zyrtarizon ndihmës-trajnerin e ekipit

Foto: KBPeja/fb

KB Peja zyrtarizon ndihmës-trajnerin e ekipit


15 October, 2022 @22:57

Skuadra e Pejës, që nuk njeh për humbje këtë stinor në Superligë, para pak çastesh ka zyrtarizuar ndihmës-trajnerin e ri në ekip, e që është Bartu Karadeniz.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KB Peja në llogaritë e rrjeteve sociale të saja, ardhja e Karadenizit ka qenë kërkesë ekskluzive e trajnerit aktual të ekipit Can Sevim.

“KB Peja këtë sezonë ka nënshkruar me Bartu Karadeniz, të cilin e ka përzgjedhur Can Sevim si asistent trajner. Ai vjen direkt nga Federata e Basketbollit Turk, ku deri tani ka punuar në departamentin e edukimit. Ai poashtu ka punuar edhe në Akademine Menderes Gumusdal,” ka shkruar njoftimi i KB Peja.

Peja këtë stinor e ka nisur në mënyrën më të mirë Superligën, ndërsa në pesë xhirot e para ka bilanc prej pesë fitoresh. Verdhezinjtë të dielën mbërëma janë mysafir të Bashkimit në Prizren.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga