Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 8

KB Pejës gjobë për piroteknikë!

Jaleen Tate, duke festuar në ndeshjen Peja-Prishtina/ Foto: KBPeja/Korniza/fb

KB Pejës gjobë për piroteknikë!


2 November, 2022 @11:22

Skuadra lidere dhe e pamposhtur e stinorit në Superligë, KB Peja, ka marrë gjobën e radhës në kuadër të Superligës sipas raportit të Komisionit të Garave të elitës së basketbollit në vendin tonë.

Verdhezinjtë kësaj radhe janë dënuar me 200 euro për shkak të shkeljes për sjellje të shikuesve dhe cenim të fushës së lojës, sipas Nenit 49.

“Sjellja e shikuesve: 9 sekonda pa përfunduar loja, shikuesit e KB Peja kanë ndezur fishekzjarrë. KB Peja dënohet me 200 euro konform nenit 49.10 të PG-së,” — ka shkruar Vendimi i KG-së.

Kurse Neni 49.10 thotë që për shkak të hedhjes/ndezjes së mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes - klubi i Superligës dënohet me 200 euro.

Peja e drejtuar nga trajneri turk Can Sevim ka bilanc perfekt këtë stinor në Superligë duke nisur me 8-0. Verdhezinjtë ndeshjen e radhës e luajnë në kuadër të Ligës Ballkanike të premten. Ndërsa dueli i tyre i fundjavës në Superligë ndaj KB Prizrenit është shtyer.


 
Të gjitha lajmet nga