Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË LARGIM NGA KB PRIZRENI

KB Prizreni largon Leondre Washingtonin

Leondre Washington gjatë një ndeshjeje me KB Prizrenin/ Foto: KBPrizreni/ fb

KB Prizreni largon Leondre Washingtonin


16 January, 2023 @12:06

Skuadra e Ponte Prizrenit ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan të skuadrës Leondre Washington. Basketbollisti në fjalë që u prezantua një muaj më parë te Prizreni, saktësisht më 12 dhjetor, pas një muaji me marrëveshje ka ndarë rrugët me skuadrën e tij.

KB Prizreni është në krizë të rezultateve, derisa së fundi ka regjistruar gjashtë humbje radhazi në Superligë, kurse aktualisht është i parafundit në renditjen tabelare të elitës me bilanc negativ, 6-12.

“Thank You Leondre Washington. Me marrëveshje dypalëshe kemi ndëreprerë bashkëpunimin me lojtarin Washington,” ka shkruar shkurt njoftimi i KB Prizrenit.

Ky i fundit ka arritur mesatare prej 5.2 pikësh, 1.8 kërcimesh dhe 1 asistimi për ndeshje përgjatë muajit, ku luajti pesë ndeshje për ekipin e tij me mesatarisht 16.6 minuta për ndeshje. Washington është i huaji i pestë i gjashtë i larguar nga ekipi i Prizrenit këtë stinor, pas Ivan Koljevicit, Kevin Bakerit, DeAgelo Stewartit, Dee Franklinit dhe Alan Wigginsit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë