NË RAHOVEC
KB Rahoveci nis me grupmoshat e reja
11 August, 2016 @9:33
Klubi i basketbollit Rahoveci ka bërë të ditur se ka vënë themelet e skuadrave të reja të grupmoshave U12, U14, U16 dhe U18, që është kush për garim në Superligë të basketbollit.
KB Rahoveci si koordinator të grupmoshave ka caktuar, Admir Mullabazin, ndërsa trajnerët sipas grupmoshave janë:
Blerim Delibeqa, U14;
Afrim Deliu, U12;
Admir Mullabazi, U16 dhe U18.
KB Rahoveci për herë të parë në histori të klubit do të jetë pjesë e Superligës në stinorin 2016/17.
Ata kanë emëruar trajner Jeton Nixhën fillimisht, ndërsa në ndërkohë kanë mbajtur pjesën ekzistuese të skuadrës dhe kanë filluar përgatitjet për stinorin debutues.