RIO 2016
Argjentina s’lejon kthimin kroat
10 August, 2016 @10:38
Përkundër se në çerekun e fundit të ndeshjes treguan briliancë, kroatët nuk arritën të shuajnë epërsinë e krijuar argjentinase për të fituar ndeshjen e Grupit B.
Para fillimit të çerekut të fundit, Argjentina ka pasur epërsi 20 pikëshe, 74-54, kurse shpërthimi i vonshëm kroat nuk mjaftoi në fund.
Kështu, Argjentina mbeti e pamposhtur dhe aktualisht është lidere e Grupit B, bashkë me Lituaninë, që ka bilanc 2-0 pas dy ndeshjeve të para.
Luis Scola, kapiten i gauchosëve, ka qenë fantastik sot. Ai ka shënuar 23 pikë, 9 kërcime dhe 1 top të vjedhur gjatë ndeshjes në fitoren 90-82 të ekipit të tij.
Manu Ginobili ka ndihmuar me 13 pikë e 2 asistime, ndërsa Laprovittola ka shtuar 13 pikë e 4 asistime.
Te Kroacia më efikasit kanë qenë Dario Saric me 19 pikë e 7 asistime, si dhe Bojan Bogdanovic me 18 pikë e 7 kërcime.
Pas këtij dueli Argjentina ka bilanc 2-0 ndërsa Kroacia 1-1.