RIO 2016
Me dirigjentin Parker, Franca arrin fitoren e parë
9 August, 2016 @9:41
Pas disfatës nga Australia në duelin e parë olimpik të Rio 2016, Franca u këndell sot duke e mposhtur Kinën 88-60.
Dallimi në ndeshje u bë gjatë çerekut të dytë, kur trekolorët e drejtuar nga trajneri Vincent Collet, ndalën kinezët në vetëm 9 pikë, derisa vetë shënuan 23.
Në pjesën e dytë, Franca, nën dirigjimin e Tony Parkerit (14 pikë + 8 asistime) ka mbajtur rezultatin për të shënuar fitoren e parë në Grupin A.
Përveç Parkerit, u dalluan edhe Nando De Colo që shënoi 19 pikë, pastaj Thomas Heurtel me 11 pikë e 2 asistime.
Te Kina më efikasi ka qenë Jianlian Yi me 19 pikë të shënuara.
Franca tash ka bilanc 1-1 në Grupin A, ku udhëheqin SHBA-të dhe Australia me bilanc 2-0, derisa Kina mbetet pa fitore me bilanc 0-2.