RIO 2016 - DITA 2
Amerika ‘bombardon’ Kinën
7 August, 2016 @1:50
Pas humbjes së Francës nga Australia, në ndeshjen e dytë të Grupit A nuk ka pasur befasi.
Ashtu siç pritej, favoriti kryesor për ta fituar medaljen e artë në basketboll, SHBA-të, kanë deklasuar Kinën me rezultat të thellë 119-62, në një ndeshje pa histori ku fituesi dihej që nga fillimi, ndërsa ndeshja ishte më shumë atraksion për të pranishmit në palestër, me basketbollistët amerikanë që dhuruan spektakël me ngulitje dhe me gjuajtje nga distanca.
Më i dalluari për SHBA-të ishte ylli i ri i Warriorsave, Kevin Durant, me 25 pikë e 4 kërcime, ndërsa me 17 pikë u dallua edhe Demarcus Cousins.
Ndeshja e tretë e Grupit A zhvillohet mes Venezuelës e Serbisë me fillim nga ora 03:30.
Statistikat individuale të basketbollistëve amerikanë: