RIO 2016 - DITA 1
![Shkëlqen Bogut, Australia befason Francën Shkëlqen Bogut, Australia befason Francën](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/Australia_vs._France_Rio2016_Basketball.jpg)
Shkëlqen Bogut, Australia befason Francën
6 August, 2016 @23:46
Në ndeshjen hapëse të basketbollit në kuadër të Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’, Përfaqësuesja e Australisë e ka befasuar Francën e Tony Parkerit duke e mposhtur me rezultat 87-66.
Të udhëhequr nga Andrew Bogut, i cili shënoi 18 pikë, ‘kangurët’ arritën fitoren e parë në Grupin A, grup në të cilin ndodhen edhe SHBA-të, Kina, Venezuela e Serbia.
Dy ndeshjet e ardhshme të grupit A zhvillohen në natën që lidh 6 e 7 gushtin. SHBA-të luajnë ndaj Kinës në ora 00:00, ndërsa Venezuela ndaj Serbisë zhvillohet me fillim nga ora 03:30.