RIO 2016
Argjentina lehtë ndaj Nigerisë
8 August, 2016 @12:26
Përfaqësuesja e Argjentinës ka mposhtur lehtë rivalen e grupit, Nigerinë, në përballjen e xhiros së parë në basketboll në Lojërat Olimpike të Rios.
Me 5 lojtarë që shënuan pikë dyshifrore dhe me mbrojtje të fortë, ‘gauchosët’ regjistruan fitoren e parë në Rio dhe atë me afro 30 pikë epërsi, 94-66.
Më efikasi te ata në fitore ka qenë Facundo Campazzo me 19 pikë të shënuara, ndërsa pas tij janë renditur sipas pikëve Luis Scola me 18, Patricio Garino 15, Manu Ginobili me 12 dhe Andres Nocioni me 10 të tjera.
Në Grupin B, ku bën pjesë Argjentina, fitore kanë shënuar edhe Kroacia e Lituania, ndërsa Brazili, Spanja e Nigeria janë pa fitore pas rrethit të parë grupor.