5 MIQËSORET E RADHËS
Kosova niset drejt Italisë
10 August, 2016 @8:40
Stafi i përfaqësueses së Kosovës, bashkë me lojtarët, sot marrin rrugë drejt Italisë në vazhdën e përgatitjeve para kualifikimeve për Eurobasket 2017.
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë 5 ndeshje miqësore me ekipet e kolegjeve amerikane në periudhë një javore.
Ndeshjet e të përzgjedhurve të Arben Krasniqit do të luhen me këto data:
11 gusht Kosova vs Cedarville State
12 gusht Kosova vs Mississippi State
13 gusht Kosova vs University of Missouri
16 gusht Kosova vs Kansas State
17 gusht Kosova vs Athletes in Action