Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

KB Vëllaznimi paralajmëron përgatitje serioze për Superligë

Foto: FBK

KB Vëllaznimi paralajmëron përgatitje serioze për Superligë


28 April, 2022 @0:49

Pas arritjes së rikthimit ekspres në Superligë, KB Vëllaznimi ka lëshuar një postim në llogarinë e klubit në Facebook, duke bërë të ditur se organizimi do të jetë serioz në edicionin 2022/23 në Superligë.

Ndër të tjera, KB Vëllaznimi ka ftuar bizneset që t’i bashkohen në rrugë drejt suksesit të ekipit, përmes ligjit për sponsorim, që mundëson kompanitë të japin 30 përqind të tatimit në fitim për sport.

Me “Superliga, Vëllaznimi po rikthehet” njoftimi ka përfunduar, ndërsa pos lojtarëve dhe stafit, mirënjohje e veçantë i është shprehur trajnerit kroat Franko Sterle që udhëhoqi klubin në gjysmën e parë të stinorit.

“Gjithmonë mirënjohës lojtarëve që dhanë maksimumin e tyre, poashtu trajnerëve për punën e bërë, veçanërisht trajnerit Franko Sterle, që ishte një ndër faktorët kryesorë për suksesin e ekipit,” ka shkruar ndër të tjera në njoftim, derisa është theksuar “Vitin tjetër na pret një sezon i vështirë, por ne si klub do të mundohemi me të gjitha forcat t’i përmbushim objektivat tona.”

Kujtojmë, Vëllaznimi ka kryer stinorin pa humbje në Ligë të Parë, duke përfunduar stinorin e rregullt me bilanc 18-0, ndërsa ka marshuar në PlayOff gjithashtu pa humbje duke eliminuar kundërshtarët me 2-0 në seri për të vulosur Superligën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga