Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA e KOSOVËS | KBF PRISHTINA - KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi fiton Kupën e Kosovës

KBF Bashkimi fiton Kupën e Kosovës


13 February, 2022 @16:30

Basketbollistet e Bashkimit janë fituese të Kupës së Kosovës në basketboll. Ato mposhtën në një ndeshje tejet interesante, me përmbysje skuadrën e KBF Prishtinës, që ka qenë mbrojtëse e trofeut, me rezultat 54-69.

Ndeshja ka qenë shumë interesante derisa KBF Prishtina e drejtuar nga Fidan Shatri pas çerekut të parë 16-16 ka shkëlqyer në çerek të dytë me 15-8. Mirëpo, në pjesë të dytë ekipi prizrenas i drejtuar nga trajneri Juxhin Shaqiri ka bërë rikthimin e madh.

Së pari vajzat morrën çerekun e tretë me 13-54 për të dalë në epërsi, ndërsa në çerekun e fundit kanë shfrytëzuar gjithçka për të thelluar avantazhin dhe për të hyrë qetë në 2 minutat e fundit të lojës, 10-21 — për të fituar ndeshjen 54-69.

Kështë KBF Bashkimi rikthen në Prizren trofeun që e kishin fituar për herë të fundit në vitin 2020.

Sa i përket lojtareve, ka qenë Sara Vraniqi dhe Besiana Martinaj që kanë shkëlqyer në këtë përballje. Të dyja kanë shënuar nga 18 pikë në fitore, ndërsa amerikanet e KBF Bashkimi kanë luajtur me double-double.

Shakyla Denise luajti me 11 pikë, 13 kërcime e 7 asistime, kurse Monique Coker me 15 pikë e 12 kërcime.

Te Prishtina loja e mirë e dyshes Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përqukut me përvojë nuk mjaftuan. Mgbeike luajti me 15 pikë, 18 kërcime e 1 asistim, kurse Përquku 15 pikë, 7 kërcime e 8 asistime — që nuk mjaftuan për mbrojtjen e trofeut. 14 pikë të tjera për prishtinaset i shënoi edhe Tynice Martin. .

Kjo është Kupa e gjashtë e Kosovës për ekipin prizrenas.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës