Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF PRISHTINA - KBF TREPÇA

KBF Prishtina fiton bindshëm, arrin finalen e Kupës

Foto: FBK

KBF Prishtina fiton bindshëm, arrin finalen e Kupës


8 February, 2022 @14:19

Vajzat e KBF Prishtina kanë arritur që të sigurojnë finalen e Kupës së Kosovës, pasi që kanë mposhtur KBF Trepçën sot në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve bindshëm, 86-50.

Dueli që u luajt në Prishtinë nisi furishëm, ndërsa bardhekaltërat vendase mezi morrën çerekun e parë 19-17. Mirëpo, deri këtu ishte rezistenca e mitrovicaseve. Ato ranë nga energjia e tyre më pas dhe kampionet e shumëfishta të Kosovës kaluan lehtë pjesën e mbetur të ndeshjes për ta fituar atë me 36 pikë dallim.

Kujtojmë, forma e lartë e KBF Prishtina ka qenë sinjalizuese për këtë ndeshje, pasi që ato në këtë përballje hynë me një seri prej 14 fitoreve radhazi dhe se fitorja nuk diskutohej edhe aq.

Diellza Dakaj me 16 pikë ishte më efikasja te Prishtina në fitore, ndërsa me double-double ndeshjen e kreu Sarah Mgbeike, që luajti me 12 pikë e 10 kërcime në këtë fitore.

Pikë dyshifrore te KBF Prishtina shënuan edhe Tynice Martin, 11 e Marigona Rushiti, 11.

Te mitrovicaset mundi i Tashara Jeffries nuk mjaftoi. Amerikanja luajti me 36 pikë, 4 asitime e 8 kërcime, ndërsa asnjë lojtare tjetër e KBF Trepça drejtuar nga Kemajl Muja nuk arriti të shënojë pikë dyshifrore në ndeshje.

Me arritjen në finale, KBF Prishtina e drejtuar nga Fidan Shatri do të kërkojë mbrojtjen e trofeut që e fituan në vitin e kaluar, derisa presin fituesin e duelit në mes të Penzës dhe Bashkimit për ndeshjen finale që do të luhet në Karagaç të Pejës në kuadër të organizimit të Final 8 të Kupës.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës