NGA KONFERENCA
Kek: Humbja e fundit e Kosovës, thikë me dy teha
10 October, 2020 @20:46
Selektori i Sllovenisë, Matjaz Kek, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës ka bërë të ditur se ekipin e ka të përgatitur për ndeshje, ndërsa gjendja aktuale e Kosovës është thikë me dy teha për ta.
“Kosova ka lojtarë cilësorë në ekip dhe ne duhet të jemi të përgatitur për t’i bërë ballë atyre. Ata motivimin e kanë në ADN-në e tyre, por ne duhet të mendojmë për lojën tonë, të hapur dhe cilësore,” ka thënë Kek.
Ndryshe, duke marrë parasysh se Kosova vjen nga një humbje zhgënjyese prej Maqedonisë Veriore, Kek ka thënë se kjo mund të jetë thikë me dy teha për Slloveninë.
TABELA AKTUALE DHE KALENDARI I NDESHJEVE
“Ndeshja e së enjtës mund të jetë thikë me dy teha për ne. Ata do të kërkojnë në çdo mënyrë fitoren, pas asaj ndeshjeje. Kanë shumë lojtarë cilësorë,” ka thënë selektori slloven.
“Por ne dëshirojmë të shkojmë në Moldavi me fitore nga këtu,” ka shtuar ai.
Përndryshe Sllovenia bashkë me Greqinë kanë nga 4 pikë në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve. Sllovenia ka barazuar me Greqinë si vendase dhe ka mposhtur Moldavinë.
Me Kosovën, takohen për herë të parë.