Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Kemal Ademi dëshiron të përfaqësojë Kosovën

Kemal Ademi dëshiron të përfaqësojë Kosovën


10 October, 2020 @20:11

Ish sulmuesi i Baselit, që këtë muaj arriti marrëveshje me Fenerbahçen dhe do të jetë pjesë e ekipit nga Stambolli, Kemal Ademi, ka kontaktuar FFK-në dhe thuhet të ketë kërkuar që tash e tutje të jetë pjesë e Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

Njoftimin e ka bërë të ditur para pak çastesh Telegrafi Sport, ndërsa tash FFK e lojtari duhet të nisin procedurat për kalimin e futbollistit në reprezentacionin e Kosovës.

Ademi 24-vjeçar ka pasaportë gjermane dhe zvicerane, ai është i lindur në Schwenningen të Gjermanisë.

Kemal Ademi

Që prej stinorit 2018/19 ka luajtur në Superligën zvicerane të futbollit, ndërsa pas 13 golave të shënuara për Baselin në stinorin e kaluar, ai ka kaluar te kanarinat e Stambollit tash.

Ademi është 198cm i gjatë dhe do të jetë një opcion shtesë në sulmin e Kosovës, që kryesisht përbëhët prej shtatëgjatëve si Vedat Muriqi e Atdhe Nuhiu.


 
Të gjitha lajmet nga