GERTI SHIMA
Kemi forcë për të përmbysur gjithçka
11 May, 2016 @20:14
Nesër mbrëma me fillim prej orës 19e30 në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” të Prishtinës zhvillohet përballja e dytë e serisë finale.
Sigal Prishtina kërkon fitore për të barazuar serinë, ku në avantazh është Peja që fitoi përballjen e parë në sekondën e fundit.
“Ne treguam edhe në Pejë që kemi forcë për të përmbysur gjithçka. Të enjten luajmë në Prishtinë para tifozëve tanë dhe jemi edhe më të mobilizuar dhe besoj se do të zhvillojmë lojë të mirë. Nuk guxojmë të bëjmë hapa fals. Peja po tregon lojë të mirë, por ne jemi gati për këto sfida dhe besoj se do t’ia dalim me sukses. Vetë rezultati tregon që ne mundemi të fitojmë si atje, si këtu, por çdo gjë hap pas hapi. Duhet të tregojmë një lojë të mirë dhe pastaj të mendojmë për ndeshjet në vazhdim,” ka thënë Gerti Shima për faqen zyrtare të FBK-së.
Shima gjatë pjesës vjeshtore ka qenë pjesë e Bashkimit, ndërsa gjatë miniafatit kalimtar dimëror shkoi te Sigal Prishtina, ku fitoi Kupën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike. Stinorë më parë ai ka qenë pjesë e Pejës.