Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRUFEJA AVANCON

Westbrook s’ndalet, Oklahoma një fitore pranë finales

Westbrook s’ndalet, Oklahoma një fitore pranë finales


11 May, 2016 @8:36

Russell Westbrook ishte i pandalshëm sot në përballje me San Antonio Spursin. Bile, kur këta edhe tentonin ta faulonin atë, nuk arrinin.

Westbrookut iu desht vetëm edhe një asistim për të kompletuar paraqitjen fenomenale të tij me triple-double, pasi që shënoi 35 pikë, 11 kërcime e 9 asistime në fitoren e Oklahoma City Thunderit 95-91 ndaj Spurs.

SKEMA E PLAY-OFFIT

“Na kanë ndalur gjatë ndeshjes, ndërsa Russ ka qenë maniaku që na mbante në lojë,” ka thënë pas ndeshjes alo-qendra e ekipit fitues, Kevin Durant.

h

Durant përfundoi ndeshjen me 23 pikë, derisa Oklahoma shënoi fitoren e dytë të serisë në San Antonio dhe tash ka ndeshjen në shtëpi për të arritur finalen e Konferencën Perëndimore.

”Çelësi i fitores ka qenë fizikusi. Unë dhe Steven Adams kemi qenë në parket për të kapur sa më shumë topa. Kjo funksionoi,” ka thënë Enes Kanter, lojtar i Oklahomës që përfundoi ndeshjen me 13 kërcime, ndërsa Adams realizoi 12 pikë e 11 kërcime.

Dueli i radhës zhvillohet në Oklahoma, ku fitorja mund të çojë këta të fundit në finale të Konferencës, në të kundërtën seria bartet për duelin e shtatë përfundimtar në San Antonio.


 
Të gjitha lajmet nga NBA