Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STEPHEN CURRY

As që më ka shkuar ndërmend

As që më ka shkuar ndërmend


11 May, 2016 @15:25

Ai e arriti kulmin e karrierës. Stephen Curry, që shihej si një tinejxher i vogël me trup dhe nuk pritej as që të bëhet basketbollist serioz, tashmë është dy herë radhazi MVP i NBA-së, ndërsa këtë të fundit e ka historike, pasi që e ka fituar me vota unanime.

c

“Asnjëherë nuk kam pritur se do të bëja këtë ndryshim në këtë lojë. Në të vërtetë asnjëherë s’e kam menduar se do të mund të ndodhte gjatë karrierës sime kjo,” ka thënë 28 vjeçari 190 centimetra i gjatë pasi që pranoi trofuen e lojtarit më të mirë të stinorit.

Curry përshkruhet nga bashkëlojtarët dhe drejtuesit e klubit të Golden State Warriorsit si një njeri i afërt, pa kërkesa të tepërta dhe i pëlqyeshëm nga të gjithë.

“Ai është ëndrra. Vetë ëndrra e basketbollit është Curry,” ka thënë Bob Myers, menaxheri i përgjithshëm i ekipit kampion në NBA.

Curry ka udhëhequr ekipin e Golden State Warriors këtë stinor në thyerjen e rekordit të fitoreve. Golden state Warriors ka thyer rekordin e Chicago Bullsit të kohës së Michael Jordanit (72-10), duke e bërë 73-9.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga NBA