KOSOVARI
Kenani e përfundoi stinorin
19 February, 2014 @11:52
Kenan Sipahi, ishte lënduar në ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Turqisë, ndaj Trabzonsporit.
Ylli 18 vjeçar, e kishte thyer dorën e djathtë dhe ishte operuar për të munguar gjashtë deri në tetë javë.
Por, menaxheri i Fenerbahçe Ulkerit, Nedim Karatas, tha se Kenani do të mungojë tërë stinorin e mbetur. Karatas shtoi se janë në kërkim të organizatorit për ta shtuar në skuadër.
Fenerbahçe Ulker, në Euroleague ka bilanc prej dy fitoreve e katër humbjeve në Grupin E.
Video
Kenan Sipahi