Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI H: KANADA - AUSTRALIA

“Kengurët” fillojnë me fitore

FOTO/ fiba.com

“Kengurët” fillojnë me fitore


1 September, 2019 @13:20

Ndeshja e parë e ditës së dytë në Kampionatin Botëror KINA 2019, përfundoi me fitoren e Australisë ndaj Kanadasë me rezultat 92-108.

Australia e mposhti kundërshtarin me ndihmën e lojtarëve që aktualisht luajnë në NBA.

Matthew Dellavedova ishte më i miri me 24 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Chris Goulding me 16 pikë.

Te Kanada më i dalluari ishte Khem Birch me 18 pikë.

Australia në ndeshjen e radhës do të përballet me Senegalin, kurse Kanada me Lituaninë.


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019