ANTONIS CONSTANTINIDES
Kështu luajnë skuadrat e mëdha
19 January, 2016 @23:50
Trajneri i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, ka shënuar fitoren e tretë me radhë në të gjitha garat me ekipin e tij të ri.
Ai është shprehur i kënaqur me ekipin pas paraqitjes së sontme ndaj Beroes, ndërsa ka thënë se me këtë ritëm edhe duhet vazhduar deri në fund.
“Luajtëm mirë ndaj Mornarit para një jave, pastaj mposhtëm Vëllaznimin, ndërsa sonte kaluam Beroen,” ka thënë Constantinides fillimisht.
“Për mua është shumë me rëndësi që lojtarët treguan karakter përkundër lodhjes. Kështu veprojnë skuadrat e mëdha, siç është edhe Prishtina,” ka shtuar ai, shkruan faqja zyrtare e FBK-së.
“Natyrisht që me rëndësi është edhe përkrahja e publikut, ndërsa jam optimist që do të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund,” ka thënë Constantinides.
Sigal Prishtina ka siguruar pozitën e dytë të Grupit A dhe kualifikimin në fazën e dytë të BIBL. Sigal Prishtina ka përfunduar Grupin A me bilanc 4-2.