Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI

Këto janë grupet e BIBL

BOROZANI/D.S.

Këto janë grupet e BIBL


28 August, 2015 @14:37

Përmes një njoftimi në Federatën e Basketbollit të Kosovës janë bërë të ditura pjesëmarrësit dhe grupet e stinorit të ri të Balkan League-së. 

Kështu, kampionia aktuale e ligës ballkanike Sigal Prishtina do të ketë në grup skuadrat si: Beroe, Mornar, Teodo dhe Kozuv. 

Ndërsa në grupin B, ku do të vihen përballë Peja dhe Bashkimi, rivalë tjerë janë: Sutjeska, Levski dhe Lovcen. 

BIBL ka dërguar kalendarin e ndeshjeve, ndërsa në të njejtën kohë ka lënë hapësirë për ekipet potenciale nga Shqipëria dhe Rumania, ku ekipi shqiptar do të futej në grup me Prishtinën, dërsa ai rumun me Pejën e Bashkimin. 



GRUPI A I BIBL 2015/16:

1 Sigal Prishtina KOSOVË
2 Kozuv MAQEDONI
3 Beroe BULLGARI
4 Mornar MAL I ZI
5 Teodo MAL I ZI
6 x SHQIPËRI


GRUPI B I BIBL 2015/16:

1 Peja KOSOVË
2 Bashkimi KOSOVË
3 Sutjeska MAL I ZI
4 Lovcen MAL I ZI
5 Levski 2014 BULLGARI
6 x RUMANI

 
Të gjitha lajmet nga