Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESË NËN KOSH NË "KARAGAÇ"

Khaliq Spicer, qendra e re e Pejës!

Khaliq Spicer, qendra e re e Pejës!


5 December, 2022 @19:50

Peja ka zyrtarizuar para pak castesh përforcimin e fundit në skuadër. Ai është amerikani Khaliq Spicer, që së fundi ka qenë pjesë e Constantës në elitën e basketbollit rumun.

Spicer i lindur në vitin 1994 është 206-centimetra i gjatë, ndërsa ka përvojë në disa liga evropiane të basketbollit.

Së fundi, si lojtar i Constantës në Rumani në fund të sezonit 2021/22 Spicer ka pasur mesatare prej 9.8 pikëve për ndeshje dhe 5.4 kërcimeve. Ai në stinorin e kaluar luajti për Benficën në FIBA Europe Cup, pjesë e të cilëve ka qenë për vetëm tetë ndeshje, 4 në ligë e 4 në gara evropiane.

 

Në ligën portugeze ai ka pasur mesatare prej 7.8 pikëve për ndeshje, ndërsa ka bërë 3 kërcime për ndeshje, në mesatare prej 14.8 minutave lojë sa ka pasur. Kurse në FIBA Europe Cup, qendra ka laujtur me 5 pikë mesatarisht për ndeshje e 1 kërcim, në 13.3 minuta mesatarisht për lojë.

“Ju njoftojmë se klubi ka nënshkruar me qendrën amerikani Khaliq Spicer. Lojtari në fjalë ka përvojë në ekipe elitare në Slloveni, Belgjikë, Finlandë, Greqi, Portugali dhe Rumani. Mirë se vjen Khaliq Spicer,” ka shkruar njoftimi i KB Peja.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga