EDMOND AZEMI
Kishim ngarkesë, por fituam me meritë
Intervista u realizua nga kanali televiziv transmetues i ndeshjes.
12 May, 2016 @23:01
I lumtur për fitoren e sontme të Sigal Prishtinës ka qenë edhe kapiteni i kësaj skuadre, Edmond Azemi.
35 vjeçari i Prishtinës, ka thënë se fitorja e sontme ka qenë e merituar për skuadrën e tij, derisa ka pranuar që Prishtina ka pasur presion për shkak të humbjes nga ndeshja e parë.
“Ju e dini që në lojën e kaluar kemi humbur me vetëm një pikë dallim dhe kjo ka qenë lojë e ngarkuar ne, sepse siç e pat edhe ju, as Prishtina e as Peja nuk ka treguar lojë të mirë, por prapëseprapë kemi fituar me meritë dhe në Pejë do të shkojmë normal për fitore”.
“Do të jetë vështirë ta fitojmë titullin pasi kemi marrë pjesë në tre liga dhe tani po shihet edhe lodhja e lojtarëve, por prapëseprapë na ka mbetur edhe maksimum dy javë dhe besoj që do t’ia dalim. Normal që duhet ta kemi parasysh që Peja si vendas po luan shumë mirë, kanë lojtarë të mirë e me përvojë dhe po luajnë lojë kolektive. Besoj që edhe ne do të luajmë kolektivisht dhe me mbrojtje të fortë. Peja sonte ka shutuar 28/5 për tre pikë, pra kanë pasur përqindje shumë të dobët dhe kjo ka qenë një arsye pse sonte kanë humbur,” tha Azemi.
Azemi ishte rreth 11 minuta në fushë, ku arriti të realizojë 4 pikë.