KAPITENI I NIKLIT

Kjo është arsyeja pse Lladrovci po i mungon Feronikelit
13 March, 2021 @16:16
Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme kur Lapidar Lladrovci ka qenë shtyllë kryesore e mbrojtjes së Feronikelit, i njëjti kohëve të fundit nuk kishte fare hapësirë për lojë.
Situatën e futbollistit e sqaroi trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, i cili pas ndeshjes me Prishtinën tha se futbollisti në fjalë ka probleme me muskujt e barkut dhe shpreson që ai sa më shpejt të jetë i gatshëm dhe të kthehet në formacion.
“Lladrovci është kapiteni ynë. Është ai kapiten që ka ngritur gjithë ato kupa përpara te Feronikeli. Është ai Lladrovc që përpara kam stërvitur me shumë kënaqësi te Kukësi para 4 vitesh. Thjeshtë, ai ka problem me muskujt e barkut që nga faza përgatitore dhe jam shumë i kënaqur që ai sot u kthye në pankinë dhe uroj e shpresoj që sa më shpejt të jetë i gatshëm për të dhënë kontribut për ekipin, ashtu siç edhe e ka dhënë gjithmonë”, tha Duro.