SAMIRI

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi
Kjo Pejë bëhet kampione
4 April, 2013 @21:35
Samir Shaptahovic, i cili nuk arriti të shënojë asnjë treshe ndaj Sigal Prishtinës sonte, pas humbjes tepër të ngushtë të ekipit të tij është shprehur i stërkënaqur me lojën që e ka treguar ekipi i tij.
“S’ka lidhje që humbëm. Peja e minutave të fundit të ndeshjes së sontme, është Peja e vërtetë dhe këtë Pejë nuk mund ta ndalë askush. Do të bëhemi kampion të Kosovës nëse vazhdojmë të luajmë kështu,” ka thënë Shaptahovic, i cili gjithashtu ka shtuar se humbja e sontme nuk mund të krahasohet me atë ndaj RTV 21-shit.
Përkundër humbjes nga Sigal Prishtina, Peja vazhdon të mbetet lider i BKT Superligës. Në xhiron tjetër Peja luan derbin e radhës, si vendas, ndaj Trepçës.