GJERMANI

Klopp, zëvendësimi i Löw? Trajneri i Liverpoolit përgjigjet
9 March, 2021 @16:02
Pas lajmit që Löw do të largohet nga detyra e kryetrajnerit të përfaqësueses së Gjermanisë në fund të Evropianit të këtij viti, në konferencë për shtyp Jürgen Klopp u pyet se a do ta zëvendësojë ai Löwin.
“A do të jem unë trajneri i Gjermanisë pas Löw? Jo! Löw ka bërë punë fantastike me Gjermaninë dhe federata gjermane do ta gjejë zëvendësuesin e duhur, sidomos tash kur ka shumë trajnerë të mirë gjerman në qarkullim.
Unë kam kontratë edhe 3 vite me Liverpoolin dhe kur e nënshkruaj një kontratë, e respektoj atë. I kam respektuar kontratat e nënshkruara edhe kur isha te Mainzi e Dortmundi.” - deklaroi sot Klopp.