Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FBK

Komunikatë për opinionin nga FBK

Komunikatë për opinionin nga FBK


Teksti: FBK

6 May, 2021 @19:39

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është tej mase e shqetësuar me incidentin që ka ndodhur të martën mbrëma në ndeshjen e pestë gjysmëfinale të play-offit të zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, që i ka vënë hije të keqe një edicioni të mrekullueshëm të basketbollit këtë vit në Kosovë.

Për ngjarjet e shëmtuara dëshmitarë të së cilave ishim të martën mbrëma në Prizren shqetësimin e kanë shprehur edhe i tërë komuniteti i basketbollit në vend, duke qenë se skena të tilla nuk jemi mësuar të shohim në sportin tonë të zemrës. Ky incident dhe skenat që prodhoi ai, e të cilat në terrenet tona nuk i kemi parë tash e pesëmbëdhjetë vite, janë të papranueshme për Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Sporti është mjet i bashkimit dhe jo i ndarjes, prandaj incidentet e tilla nuk kanë vend në terrenet e basketbollit. Federatat e Basketbollit e Kosovës dënon rëndë këtë ngjarje të errët dhe akterët e përfshirë në të.

Siç jeni njoftuar përmes mediave, Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar ndaj këtij incidenti menjëherë dhe Komesari i Garave ka nxjerrë vendimet meritore për të gjithë akterët e ngjarjes.

Pas analizimit të incizimeve shtesë, të cilat nuk kanë janë shfaqur në publik, por janë ndarë me autoritetet përkatëse, federata ka nxjerrë vendime të dhimbshme, por të domosdoshme. Është për të ardhur keq që në një stinor të përkryer sportiv, në të cilin kemi parë nivelin më të lartë të konkurrueshmërisë mes skuadrave pjesëmarrëse në Superligë në historinë e saj dhe në të cilin kemi qenë dëshmitarë të një shpërthimi të serishëm të basketbollit dhe shikueshmërisë së tij, ekipi lider i pjesës së rregullt të kampionatit duhet të privohet nga mundësia për finalen me madhe për shkak të reagimit të pamatur të disa individëve të papërgjegjshëm që cenuan terrenin jo më shumë se njëzet minuta para përfundimit të ciklit gjysmëfinal.

Disa orë pas publikimit të vendimeve lidhur me incidentin në Prizren, Federata e ka njoftuar Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport për vendimet e nxjerra nga organet e saj, ndërsa të enjten ka raportuar për këtë ngjarje para Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, nga të cilët ka marrë përkrahje të fortë për reagimin e shpejtë dhe të rreptë ndaj incidentit. Federata falënderon Ministrin Çeku, Zëvendësministren Osmani dhe Këshillin, nën udhëheqjen e Prokurorit Kelmendi, për përkrahjen e dhënë dhe marrjen parasysh të kërkesave të FBK-së që kanë për qëllim avancimin e sigurisë në terrenet sportive dhe në palestrat tona në përgjithësi.

Federata e Basketbollit e Kosovës është inkurajuar nga fakti që autoritetet policore dhe prokuroriale kanë ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për të adresuar dhunën e shfaqur brenda palestrave tona, që ka rezultuar me identifikimin, procedimin penal dhe vendosjen nën mbajtje policore të disa akterëve të kësaj ngjarjeje të papranueshme, si masë e cila do t’i kontribuojë parandalimit të dhunës në terrenet e basketbollit.

Federata e Basketbollit e Kosovës me këtë rast përsërit qëndrimin e saj të palëkundur kundër çfarëdo forme të dhunës në sport dhe konfirmon se para stinorit të ardhshëm do të konsolidojë edhe më tej bazën e akteve të veta normative për të qenë edhe më strikt në të gjitha rastet e shfaqjes së dhunës dhe do të institucionalizojë bashkëpunimin me organet kompetente të ndjekjes penale, për t’u siguruar që asnjë person që ushtron dhunë në terrenet e basketbollit të mos kalojë i pandëshkuar.

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës,
Arben Fetahu, Kryetar


KB PRIZRENI

Ponte Prizreni njofton për largimin e sponzorit kryesor, fajëson edhe FBK-në për këtë

FBK Superliga

Ponte Prizreni njofton për largimin e sponzorit kryesor, fajëson edhe FBK-në për këtë

06/05/21 @ 18:27

NJOFTIM I KB PEJA

Peja ka deponuar ankesën për Walters e Walton

FBK Superliga

Peja ka deponuar ankesën për Walters e Walton

06/05/21 @ 15:06

DIVINE MYLES

Myles: Ne kampionët e vërtetë...

FBK Superliga

Myles: Ne kampionët e vërtetë...

06/05/21 @ 14:20

RAHOVECI

Rrugët ndahen, por nuk mbyllet dera

FBK Superliga

Rrugët ndahen, por nuk mbyllet dera

06/05/21 @ 13:15

RAHOVECI

Gjysmëfinalja - pengesa e pakalueshme e stinorit për Rahovecin

FBK Superliga

Gjysmëfinalja - pengesa e pakalueshme e stinorit për Rahovecin

05/05/21 @ 21:57

PAS INCIDENTIT

Ponte Prizreni e quan tendencioz vendimin e Komesarit, paralajmëron padi penale

FBK Superliga

Ponte Prizreni e quan tendencioz vendimin e Komesarit, paralajmëron padi penale

05/05/21 @ 19:16

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga