NJOFTIM I KB PEJA
Peja ka deponuar ankesën për Walters e Walton
6 May, 2021 @15:06
Klubi basketbollistik Peja, që ka arritur të plasohet në finale të PlayOffit të Superligës pas incidentit në Sezai Surroi me vendim të KG-së, ka bërë ankesë në disa nga vendimet e marrura në këtë ndeshje.
Klubi ka bërë të ditur se ka deponuar ankesat dhe video-inçizimet nga incidenti, ku sipas tyre dëshmohet që dyshja Brandon Walters dhe AJ Walton - kanë reaguar në vetëmbrojtje.
Dyshja, është dënuar me dy ndeshje moslojë sipas radhës nga vendimi - që do të thotë se ata nuk do të mund të paraqiten në dy përballjet e para të finales. Të dy, janë ndër lojtarët kryesorë të ekipit verdhezi.
LAJMËRIM:
Të dashur tifoz, ju njoftojmë se sot Klubi ka dërguar dëshmitë e nevojshme në Komisionin Arbitrar rreth incidentit që ndodhi në ndeshjen e fundit. Ne jemi të bindur dhe gjithmonë do qëndrojmë prapa faktit se Brandon ëalters dhe AJ ëalton në çdo moment kanë vepruar në vetmbrojtje. Faktin që lojtarët tanë kanë mbrojtur veten e tyre e kemi dëshmuar shumë detajisht në Video-n të cilën sot e kemi dërguar në Komisionin Arbitrar. Ne besojmë dhe do luftojmë që incidenti në Prizren të paraqitet në mënyrë realiste dhe pa manipulime si në Komision Arbitrar apo në audienca. Vendimi do meret në orët e pasdites, ne do ju mbajmë të informuar për çdo detal që vendoset rreth kësaj qështje. — ka shkruar njoftimi i klubit lëshuar pak më parë.
Në finalen e PlayOffit të Superligës, Peja do të ndeshet me Golden Eagle Yllin. Ekipi që fiton 3 ndeshje i pari, shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2020/21.