PAS VENDIMIT
Peja paralajmëron ankesë në FBK për dënimet
5 May, 2021 @11:33
Skuadra e Pejës pas incidentit të djeshëm në përballje me Ponte Prizrenin dhe vendimin e FBK-së sot, është finaliste e PlayOffit të Superligës, ku do të ndeshet me Golden Eagle Yllin.
Mirëpo, në vendimet e FBK-së ka edhe dënime për disa lojtarë kyq të KB Peja, që si duket nuk i ka pëlqyer klubit dhe ka paralajmëruar ushtrim ankese për këtë vendim.
Brandon Walters është dënuar me 2 ndeshje mos-paraqitje për KB Peja, njëjtë sikurse edhe AJ Walton, përveç dënimeve tjera të holla — kjo do të thotë që dyshja nuk do të mund të luaj në dy ndeshjet e para të serisë finale.
“KB Peja do të ankohet në Komisionin Arbitrar kundër këtij vendimi,” është thënë në njoftimin e klubit.