REAGON PONTE PRIZRENI
PontePrizreni me falje publike për reagim ndaj Dardanit
5 May, 2021 @0:44
Skuadra e Ponte Prizrenit, pas mesnate, ka dalë me një reagim ku ka bërë të ditur se kërkon falje për komunikatën e lëshuar pas ndeshjes së ndërprerë Ponte Prizreni - Peja.
Përleshja duke shkuar në zhveshtore, pas përfundimit të pjesës së parë kishte çuar në ndërprerje të ndeshjes, ndërsa klubi kishte reaguar në Facebook duke e quajtur lojtarin e Pejës dhe kapitenin e reprezentacionit të Kosovës, Dardan Berisha, “ish-reprezentues polak”.
Kurse, pasi pati reagime të ashpra, kryetari i klubit ka reaguar duke bërë të ditur se ndër të tjera kanë pushuar nga puna edhe adminin e faqes.
Reagim
KB PONTE PRIZRENI menjëher ka mbajtur mbledhje të jashtzakonshme në lidhje me atë që ndodhi në ndeshjen e fundit.
KB PONTE PRIZRENI distancohet nga deklarata e pas ndeshjes në lidhje me Dardan Berishën dhe kërkon falje publike për ngutin e adminit të faqes.
Basketbolli është sport që afron të gjithë dhe ne si klub këto e kemi dëshmuar rastin që kemi qenë promoterë të basketbollit.
Dhuna nuk ka vend në sport, këtë asnjëherë se dëshirojmë.
Pamjet janë evidente, FBK - të del më një vendim të drejtë ata të cilët ishin protagonist të rastit.
Kjo deklaratë nuk ka qenë me bindjet e zyrtarëve të klubit dhe si i tillë admini i faqes është pushuar nga puna.
Kjo edhe njëherë e potencojm se ka ardh si pasojë e gjyqtarëve të cilët nuk kontrolluan ndeshjen.
Prizren 05.05.2021, Kryetari: Zgjim Kryeziu
- - -