SAMI SERMAXHAJ

Koncepti na shpëtoi
23 May, 2021 @18:06
Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, ka arsye për të festuar sot. Ai e mori skuadrën kuqezi nga Skenderaji në një kohë aspak të mirë dhe shumë afër fundit të stinorit.
Derisa ekipi ishte në pozitë të palakmueshme dhe pranë rënies, Sermaxhaj tregon se çka e mbajti Drenicën në Superligë.
“T’ju them të drejtën kemi besuar por asnjëherë nuk e kemi ditur sigurt që do të arrijmë këtu,” ka thënë Sermaxhaj pas disfatës ndaj Trepçës’89, por që Drenicën e la në pozitë të sigurt të renditjes tabelare dhe pa rënie e pa barazh.
“Lojtarët ishin të përgatitur të pranojnë konceptin e ri të lojës, që në fund u tregua pozitiv. Realizuam objektivin, mbetjen në Superligë. Sa i përket ndeshjes ishte e fortë, pësuam gola të butë, por me rëndësi është që Drenica të vazhdojë të jetë në Superligë,” ka shtuar ndër të tjera ai, duke bërër të ditur që me sot i ka përfunduar edhe kontrata e tij me klubin.