Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPËTIM IDRIZI

Kam besim, e mposhtim Dukagjinin

Kam besim, e mposhtim Dukagjinin


23 May, 2021 @17:48

Trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi, pas fitores së shënuar sot ndaj Drenicës, me të cilën siguroi pjesëmarrjen në barazh të Superligës, ka thënë se ekipi i tij ka forcë për të përballuar edhe atë ndeshje dhe për të siguruar Superligën 2021/22.

RAPORTI I NDESHJES

Trepça’89 do të përballet me Dukagjinin më 29 maj 2021 në përballjen që vendos për skuadrën e fundit pjesëmarrëse në Superligë për edicionin e radhës.

TABELA AKTUALE

“Kemi mundur të fitojmë edhe më shumë nga sezoni i rregullt, por kjo është bukuria e futbollit. Jam i kënaqur nga lojtarët dhe angazhimi i tyre gjatë gjithë stinorit. Tash na pret duel i vështirë në barazh ndaj Dukagjinit, por kam besim te lojtarët e mi dhe ‘89-shi meriton të jetë pjesë e elitës,” ka thënë ndër të tjera Idrizi pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga