Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË

Shabani i sjell fitoren e parë sezonale Gjilanit

Pamje nga arkivi

Shabani i sjell fitoren e parë sezonale Gjilanit


16 September, 2023 @17:40

Gjilani më në fund ka arritur të shënojë fitoren e parë kampionale. Ekipi i drejtuar nga Gentjan Mezani ka mposhtur sot lideren e deritashme të Superligës, Malishevën, me rezultat minimal për të siguruar tre pikët e para të stinorit në Superligë, pas 1 barazimi e 2 humbjeve.

Ka qenë Kushtrim Shabani që ka bërë dallimin në rezultat. Shabani shënoi në minutën e 55 të ndeshjes, pasi që pranoi një top nga Oltion Bilalli dhe pikërisht ky gol ka bërë që të kuqtë nga Anamorava të regjistrojnë fioren e parë kampionale 2023/24. Gjilani - Malisheva 1-0 [Kushtrim Shabani 55’].

TABELA AKTUALE

Malisheva nuk krijoi diçka më shumë për të arritur së paku te barazimi, ndërsa në pjesën e mbetur të ndeshjes Gjilani menaxhoi sido që mundi duelet dhe lojën në përgjithësi, për të siguruar fitoren.

Me fitore, Gjilani bëhet me 4 pikë dhe i ikë fundit të renditjes tabelare, ndërsa Malisheva pos që humbi kreun e tabelës, ka regjistruar edhe humbjen e dytë sezonale. Të dyja ndeshjet, Malisheva i ka humbur jashtë.

Në xhiron që vjen, Malisheva është mysafire e Ballkanit, ndërsa Gjilani i shkon Llapit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga