Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I VJETËR - RIKTHEHET ME DRAMË!

Barazim në dramën mes Prishtinës e Lirisë

Fotot: PrishtinaFC/ fb

Barazim në dramën mes Prishtinës e Lirisë


17 September, 2023 @18:31

Një penallti e pashënuar e Prishtinës si dhe një gol i anuluar i Lirisë, bashkë me dy goditje shtyllash nga të dyja ekipet, kanë bërë duelin dramaik ndërmjet Prishtinës dhe Lirisë sot në kampin nacional në Hajvali.

Në fund, ekipet u ndanë me barazim, Prishtina 1-1 Liria [Leotrim Kryeziu 34’ - Prins Tjiueza 75’], por ndeshja ka qenë tepër interesante me zhvillimet e saja.

Bardhekaltërit vendas e nisën më mirë ndeshjen dhe dominuan pjesën e parë. Pas një rasti të mirë, që përfundoi në traversë nga Hasan Hyseni, ka qenë Leotrim Kryeziu që i dha epërsinë prishtinasve.

Leotrim Kryeziu

Në pjesë të dytë një Liri tjetër në fushë, ndërsa Andri Stafa së pari qëlloi traversën e më pas edhe shënoi - por goli i tij u anulua nga VAR, për shkak të një fauli të mëparshëm! Këtu nuk përfundoi asgjë, ndërsa Liria vazhdoi të kërkojë golin e barazimit, që e gjeti me Prins Tjiuezën.

TABELA AKTUALE

Deri në fund, Prishtina dështoi të shënonte penalltinë (79’). Ka qenë Hasan Hyseni që pa goditjen e tij të mbrojtur nga portieri Arlis Shala i prizrenasve. E krejt në fund, edhe një shtyllë prej Albion Kurtajt, bëri që Prishtinës t’i ikë fitorja nga dora, derisa Liria kap pikën e radhës në Superligë.

Derisa Prishtina ka 9 pikë pas 5 ndeshjeve të zhvilluara dhe mbyllë xhiron në pozitën e katërt, Liria është e gjashta me 6 pikë nga 5 ndeshje. Në xhiron e radhës, Prishtina është mysafire e Dritës, ndërsa Liria pret Feronikelin’74.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga