PAS FITOREVE RADHAZI, NDALET BALLKANI!
Dukagjini ndal Ballkanin!
17 September, 2023 @19:03
Tre fitore në tre ndeshjet e para dhe forma perfekte e Ballkanit, nuk ka ecur sot. Kjo, pasi që ekipi kampion i Kosovës është ndalë nga Dukagjini në Klinë, të cilët kanë barazuar me ekipin suharekas në “18 qershori”, Dukagjini 1-1 Ballkani [Altin Merlaku 44’ - Albin Berisha 71’].
Goli i epërsisë për vendasit e drejtuar nga Armend Dallku erdhi pas një pakujdesie në mbrojtje të mysafirëve, ndërsa Iljasa Zulfiu krosoi për të shënuar Altin Merlaku nga afërsia.
Në pjesë të dytë u pa dominimi i Ballkanit, që edhe arriti barazimin, kur Albin Berisha shënoi për 1-1. Ky ka qenë barazimi i parë i Ballkanit pas tre fitoreve radhazi. Dukagjini përkundër pikës së madhe të fituar, mbetet pa fitore ende këtë stinor në Superligë.
Pas 4 ndeshjeve të luajtura në 5 xhirot e para, Ballkani ka 10 pikë dhe e mbyll xhiron e pestë në vend të dytë, me pikë të njëjta si Llapi lider që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Dukagjini është i teti në renditje, me 3 pikë nga 5 ndeshje të luajtura. Në xhiron e radhës Ballkani pret Malishevën, ndërsa Dukagjini përsëri do të luajë para shikuesve të vet, kësaj radhe ndaj Fushë Kosovës.