Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF

Konfirmohet mungesa e Abukarit

Konfirmohet mungesa e Abukarit


1 May, 2016 @18:40

Në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të Play Offit ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, që do të zhvillohet sonte në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, nuk do të luajë alo-qendra amerikane e bardhekaltërve, Mohamed Abukar.

Abukar ishte lënduar në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, ndërsa ditë më parë ishte thënë që me shumë gjasë ai nuk do të paraqitet në ndeshjen e tretë.

Kjo sot u konfirmua edhe zyrtarisht, pasi që ekipi prishtinas në vend të Abukarit e ka paraqitur bullgarin Stanimir Marinov për ndeshjen e sotme.

Përveç Marinovit, Prishtina ka paraqitur edhe të huajt e tjerë, Willie Kemp, Thomas Massamba, Andrew Warren dhe Jason Washburn, duke arritur numrin maksimal të të huajve që mund të luajnë në një ndeshje.

Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të fillojë nga ora 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga