LEEDS UNITED

Kontratë e re për Patrick Bamford
19 August, 2021 @18:21
Kontratë e re për Patrick Bamford te Leeds United.
Sulmuesi anglez sot nënshkroi zyrtarisht kontratë të re 5-vjeçare me skuadrën e Leedsit, pjesë e të cilës është që nga korriku i vitit 2018.
Lojtari i pazëvendësueshëm në skuadrën e Bielsas që nga ardhja e tij në Leeds ka zhvilluar gjithsej 111 paraqitje, gjatë të cilave ka shënuar 43 gola, e këto shifra do të rriten në vitet në vazhdim, me 27-vjeçarin që duket i kënaqur me qëndrimin e tij te kjo skuadër.