Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Kosova mposht të huajt

BOROZANI

Kosova mposht të huajt


17 February, 2013 @19:00

​Përfaqësuesja e Kosovës është gati për ndeshjen All Star ndaj të huajve në BKT Superligë. Ndeshja do të plotësohet çerek pas çereku.

Çereku i parë i ndeshjes ka përfunduar me epërsinë e basketbollistëve të përfaqësueses së Kosovës 24-23. Më i dalluari deri më tani në ndeshje është Drilon Hajrizi me 8 pikë, ndërsa Fisnik Rugova ka regjistruar 8 kërcime.

Kosova ka vazhduar me lojë të mirë edhe në çerekun e dytë duke mbajtur epërsinë prej 1 pike. Çereku i dytë ka përfunduar 45-44 për Kosovën. 

Në çerekun e tretë, shumë atraktiv, me pasime të bukura dhe ngulitje prej më të ndryshmeve, Kosova ka zgjeruar epërsinë ndaj të huajve në 73-67.

Në fund Kosova ka mposhtur të huajt 96-87, në një ndeshje jashtëzakonisht atraktive.

(Statistikat dhe galeria nga ndeshja do të shohen më vonë)



KOSOVA

1 Edmond Azemi
2 Samir Shaptahovic
3 Dardan Berisha
4 Fisnik Rugova
5 Alban Veseli
6 Granit Rugova
7 Fahri Breca
8 Gazmend Asllani
9 Drilon Hajrizi
10 Urim Zenelaj
11 Imer Tahiri
12 Samir Zekiqi


TË HUAJT

1 Brendon Roberson
2 Ryan White
3 Craig Blackmon
4 Akida McLain
5 Kejuan Johnson
6 Harouna Mutombo
7 Ersan Özseven
8 Alvin Snow
9 Daniel Milanovski
10 Mark Dawson
11 Obinna Agomo
12 Julian Terrell

 
Të gjitha lajmet nga